Kontakt, dërgesa dhe pagesa
Si të na gjesh
Mënyra më e shpejtë është WhatsApp — përgjigjemi zakonisht brenda pak minutash gjatë orarit Mo-Sa 09:00-19:00.
Telefon: +355 69 000 0000
Email: info@blidhurata.al
Adresa: Rruga e Kavajës, Nr. 00, Tiranë
Dërgesa
Brenda Tiranës dërgesa kushton 250 L dhe bëhet brenda ditës për porositë deri në orën 16:00. Në qytetet e tjera kushton 350 L dhe arrin brenda 24–48 orëve.
Lulet i dërgojmë vetëm brenda Tiranës. Nuk e mbajnë një udhëtim të gjatë me korrier dhe preferojmë të mos të dërgojmë diçka që arrin e vyshkur.
Pagesa
Për produktet e gatshme, paguan kur e merr pakon në dorë. Për produktet me emër, foto ose datë kërkojmë 50% përpara me bankë — pasi gdhendet një emër, produkti nuk i shitet dot askujt tjetër.
Kthimet
Produktet pa personalizim mund të kthehen brenda 48 orëve nëse janë të paprekura. Ato me emër ose foto nuk kthehen dot, prandaj të dërgojmë gjithmonë foton e produktit të gatshëm përpara se ta nisim. Nëse gabimi është yni, e ribëjmë pa pagesë.