Kalo te përmbajtja

Lule me dërgesë në Tiranë

Lulet i dërgojmë vetëm brenda Tiranës, sepse duan dorëzim të shpejtë dhe nuk i besojmë dot një pakoje që udhëton një ditë të tërë. Porositë deri në orën 16:00 dërgohen po atë ditë.

Nëse do t’i shoqërosh lulet me diçka që mbetet, shikoje edhe seksionin e dhuratave të personalizuara — i dërgojmë bashkë.

Zgjidh zonën

Pyetje të shpeshta

Deri në çfarë ore mund të porosis për dërgesë sot?
Deri në orën 16:00. Porositë pas kësaj ore dërgohen të nesërmen në mëngjes.
A dërgoni lule jashtë Tiranës?
Jo. Lulet duan dorëzim brenda pak orëve dhe nuk e përballojnë udhëtimin me korrier. Për rrethet të propozojmë një dhuratë që zgjat.
Sa kushton dërgesa?
Brenda Tiranës dërgesa kushton 250 lekë dhe bëhet brenda ditës. Në qytetet e tjera kushton 350 lekë dhe arrin brenda 24–48 orëve.
Si paguhet?
Pagesa bëhet në dorëzim, kur e merr pakon në dorë. Për produktet e personalizuara kërkojmë 50% paradhënie me bankë ose Western, sepse pasi shkruhet emri nuk shiten dot më.
Sa zgjat personalizimi?
Zakonisht 2–4 ditë pune, në varësi të produktit. Koha e saktë është e shkruar te çdo produkt. Para se ta nisim, të dërgojmë foton e produktit të gatshëm për konfirmim.
A dërgoni jashtë Tiranës?
Po, dërgojmë në gjithë Shqipërinë. Përjashtim bëjnë lulet, të cilat i dërgojmë vetëm brenda Tiranës sepse nuk e mbajnë udhëtimin.
A mund ta kthej produktin?
Produktet pa personalizim mund të kthehen brenda 48 orëve nëse janë të paprekura. Ato me emër ose foto nuk kthehen dot, prandaj dërgojmë gjithmonë foton për konfirmim përpara prodhimit.

Shiko edhe