Kalo te përmbajtja

Lule me dërgesë në Bllok

Blloku është zona ku dërgojmë më shpesh. Mbulojmë gjithë territorin mes Rrugës së Kavajës, Bulevardit dhe Rrugës së Elbasanit, përfshirë zyrat dhe lokalet.

Për dërgesa në restorante ose bare, na thuaj orën e saktë — i lëmë te recepsioni ose ia japim direkt personit.

Këtu nuk ka ende produkte. Shkruaj çfarë kërkon dhe ta gjejmë.

Shkruaj në WhatsApp

Pyetje të shpeshta

Sa kushton dërgesa?
Brenda Tiranës dërgesa kushton 250 lekë dhe bëhet brenda ditës. Në qytetet e tjera kushton 350 lekë dhe arrin brenda 24–48 orëve.
Si paguhet?
Pagesa bëhet në dorëzim, kur e merr pakon në dorë. Për produktet e personalizuara kërkojmë 50% paradhënie me bankë ose Western, sepse pasi shkruhet emri nuk shiten dot më.
Sa zgjat personalizimi?
Zakonisht 2–4 ditë pune, në varësi të produktit. Koha e saktë është e shkruar te çdo produkt. Para se ta nisim, të dërgojmë foton e produktit të gatshëm për konfirmim.
A dërgoni jashtë Tiranës?
Po, dërgojmë në gjithë Shqipërinë. Përjashtim bëjnë lulet, të cilat i dërgojmë vetëm brenda Tiranës sepse nuk e mbajnë udhëtimin.
A mund ta kthej produktin?
Produktet pa personalizim mund të kthehen brenda 48 orëve nëse janë të paprekura. Ato me emër ose foto nuk kthehen dot, prandaj dërgojmë gjithmonë foton për konfirmim përpara prodhimit.

Shiko edhe