Kalo te përmbajtja
Gotë termos me emër të gdhendur

Gotë termos me emër të gdhendur

Inox 500 ml, gdhendje me laser që nuk fshihet, mban ngrohtë 12 orë.

2.900 L 2.400 L

Gati për
2–3 ditë pune
Dërgesa
Tiranë 250 L, rrethe 350 L
Pagesa
50% përpara, pjesa në dorëzim
Gjendja
E disponueshme

Ky produkt prodhohet enkas për ty, prandaj kërkojmë gjysmën e vlerës përpara. Para se ta nisim, të dërgojmë foton e produktit të gatshëm për konfirmim.

Përshkrimi

Kjo është dhurata që përdoret vërtet. Gota është inox me mur të dyfishtë, mban pijen e ngrohtë rreth 12 orë dhe të ftohtë deri në 24. Kapaku mbyll fort, pra shkon në çantë pa frikë.

Emrin e gdhendim me laser, jo me ngjitëse. Kjo do të thotë se nuk zbehet dhe nuk del me larje. Mund të shkruash një emër, një nofkë ose një datë deri në 20 karaktere.

Para se ta nisim, të dërgojmë një foto të gotës së gatshme në WhatsApp që ta konfirmosh shkrimin.

Pyetje të shpeshta

Sa kushton dërgesa?
Brenda Tiranës dërgesa kushton 250 lekë dhe bëhet brenda ditës. Në qytetet e tjera kushton 350 lekë dhe arrin brenda 24–48 orëve.
Si paguhet?
Pagesa bëhet në dorëzim, kur e merr pakon në dorë. Për produktet e personalizuara kërkojmë 50% paradhënie me bankë ose Western, sepse pasi shkruhet emri nuk shiten dot më.
Sa zgjat personalizimi?
Zakonisht 2–4 ditë pune, në varësi të produktit. Koha e saktë është e shkruar te çdo produkt. Para se ta nisim, të dërgojmë foton e produktit të gatshëm për konfirmim.
A dërgoni jashtë Tiranës?
Po, dërgojmë në gjithë Shqipërinë. Përjashtim bëjnë lulet, të cilat i dërgojmë vetëm brenda Tiranës sepse nuk e mbajnë udhëtimin.
A mund ta kthej produktin?
Produktet pa personalizim mund të kthehen brenda 48 orëve nëse janë të paprekura. Ato me emër ose foto nuk kthehen dot, prandaj dërgojmë gjithmonë foton për konfirmim përpara prodhimit.

Dhurata të ngjashme

Gjendet te